Shumë femra jane te prirura te arrijne një trup me forma perfekte. E kjo tani ne mos nje nevoje, eshte kthyer ne një trend të momentit. Për këtë arsye, duke iu adresuar gjithnjë femrave, ekzistojnë dhjetra uebsite të cilat reklamojnë produkte dobësimi, çajra apo sprey të cilat ndihmojnë arritjen e një rezultati të dëshirueshëm në pak kohë.
Por çfarë thonë dietologët për këtë mënyrë të shpejtë dobësimi? Pavarësisht dëshirës për të ngjasuar me modelet perfekte, adresimi i gabuar mund të jetë shpesh edhe fatal.
“Mund të themi se tek disa persona mund të funksionojë edhe për një periudhë të caktuar sepse ai psikologjikisht përgatitet që po merr një produkt dhe fillon të ndërpresë mënyrën e të ushqyerit duke e stimuluar qoftë me një aktivitet fizik por në përgjithësi këto raste janë të dështuara.
Produkte të pacertifikuar, të panjohur në treg, konsumatorit mund ti shkaktojë probleme në organizëm. Ka pasur 2-3 raste kur kanë arritur të kenë edhe vdekjen nga këto produkte”, tha Anila Kalleshi.