Një krijesë gjigante me qime ka dalë në breg të detit në një plazh në Filipine.
Krijesa misterioze ka ngjallur frikë tek banorët, të cilët e kanë marrë si një paralajmërim për një fatkeqësi natyrore të mundshme.
Trupi i krijesës është rreth 30 m e gjatë dhe zbarkoi në sipërfaqen e provincën së Oriental Mindoros rreth orës 7 të pasdites së djeshme. Nga gjallesa u morën disa mostra nga autoritetet për të bërë të mundur identifikimin e llojit të saj.
Banorët u shprehën se gjallesa mbante një erë të tmerrshme dhe dukej si diçka e ardhur nga një tjetër planet.