Loading...

Detajet/ Vjen për të takuar të dashuren, e vrasin dhe e djegin në makinë kosovarin

Zbardhet detaje të reja në lidhje me krimin mafioz që u zbulua dje në Fushë-Krujë, nëafërsi të Dervenit. Brenda një makine të shkrumbuar u zbulua nga Policia një kufomë e karbonizuar, i cili dyshohet se para se të digjej, është ekzekutuar me armë zjarri.

Kanë qenë banorë të fshatit që pikasën tymin në një zonë të thellë dhe lajmëruan Policinë. Sot policia ka shoqeruar disa persona, disa në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe të dyshuar për krimin të cilët po merren në pyetje.

Makina, brenda së cilës u gjetën edhe pjesë të karbonizuara të trupit të një njeriu, ishte me targa të Kosovës.

Nga hetimet paraprake, mjeti rezulton në emër të shtetasit Xhafer Osmani, 57 vjeç, nga Mitrovica. Do të jenë rezultatet e analizave të ADN-së, ato që do përcaktojnë saktë se kujt i përket trupi që u gjet i djegur brenda makinës me targa të Mitrovicës, 02 960 SN.

Ekipet mjekoligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT-së në kryeqytet.

Burimet saktësuan se automjeti ka hyrë në Shqipëri pak ditë më parë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, konkretisht më datë 29 prill 2018. Mbetet e pakonfirmuar nëse viktima është vetë pronari i automjetit. Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur ngjarjen e rëndë po verifikon të gjitha pistat e mundshme, ndërsa po përpiqen të gjejnë prova të mjaftueshme në vendin e ngjarjes. Mendohet se Osmani vinte në Shqipëri për një histori dashurie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com