Loading...

Detaje/ Shqiptari abuzoi seksualisht me fëmijët e tij, i biri e vret në mënyrë makabër

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi, pasi një djalë shqiptarë ka vrarë më armë gjahu babain e tij të moshuar.

Sipas informacioneve që janë bërë publike nga mediat greke mësohet se pas kësaj ngjarje të rëndë fshihen detaje akoma më tronditëse.

Sipas gazetës Porthema, 26-vjeçari shqiptar që vrau me çifte babain e tij, mund të jetë viktimë e abuzimit.

Krimi që ndodhi mbrëmjen e 27 Majit, por është zbardhur ditën e djeshme pasi 26-vjeçari pranoi krimin që kishte kryer dhe u arrestua për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Dyshimet e policisë mbi djalin ranë kur ai dhe mamaja dhanë dëshmi kontradiktore.

Këto dyshime u përforcuan akoma më shumë kur 26-vjeçari dhe e ëma nuk morën pjesë në varrimin e 70-vjeçarit.

Të mërkurën, autori rrëfeu krimin dhe u tregoi autoriteteve të tjera informacione të vlefshme për hetimin.

Sipas tij, babai kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë.

Madje të njëjtën gjë bëri edhe me motrën dhe vëllain e 26-vjeçarit nga martesa e tretë e babait të tij.

Nëse këto pretendime të tij do të vërtetohen, do të shkaktojnë një skandal në ishullin grek, që u trondit mbrëmjen e së dielës me krimin brenda familjes.

Viktima 70-vjeçar me iniciale P.M. ishte një postier në pension.

Ai u gjet i vrarë brenda makinës së tij me plagë në kraharor, fytyrë dhe në krah të shkaktuara nga arma e gjahut.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com