Ngjarja ndodhur pasditen e të premtes në Vlorë,gjithcka ka ardhur pas një grindje ndodhur në lokal mes autorit dhe tre personave. Policia ka konfirmuar se tre persona dhe autori janë përplasur me njëri tjetrin ,një grindje që ka nisur pikërisht në lokalin pranë zonës së quajtur Sahati,një pikë bastesh.
Autori Besmir Gjela,është konfrontuar me tre persona,ndërsa pas grindjes,e cila sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta,31 vjeçari është larguar,duke u rikthyer pak minuta më vonë,me një mjet motorrik dhe një armë,tip pushkë,duke u drejtuar pikërisht drejt tavolinës,ku ndodheshin tre personat.
Me armë në dorë ,31 vjeçari është parë pikërisht nga tre personat,të cilët kanë qënë të parët që kanë ndërhyrë,më pas edhe persona të tjera që ndodheshin në lokal.
Arma ëhstë shkrepur vetëm një herë ,pa lënduar njeri,ndërsa shum pranë vendit të ngjarjes,ndodhej edhe një patrullë policie që ka ndërhyrë menjëherë duke neutralizar gjithcka. Autori 31 vjeçari Besmir Gjela është dërguar fillimisht në spital,ku ka marrë ndihmë mjekësore,për shkak të një plage të lehtë të marrë në momentin e neutralizimit,ndërsa aktualisht ndodhet në polici ,i akuzuar për tentativë vrasjeje. Policia konfirmon se autori nuk ka deklaruar endea sgjë rreth ngjarjes,ndërsa hetimet vijojnë.