Loading...

“Dëshmitari X” i PD 24 orë nën vëzhgim, si dështoi plani i Lulzim Bashës për të larguar nga Shqipëria ‘Babalen’ me 6 Taxi

Albert Veliu, dy ditë më parë në mesnatë ka dashur të largohet nga Shqipëria duke udhëtuar në drejtim të Kosovës. Kjo me sa duket ka qënë dhe qëllimi i Partisë Demokratike, e cila ka krijuar dhe një skenar për të shmangur vëzhgimin policor që Policia e Shtetit, po i bën këtij dëshmitari. Madje dhe gjatë ditës së djeshme, katër agjentë të “GOS”, gjatë kohës kur qëndronte Veliu brenda në Prokurori ai monitorohej prej tyre.

Por me sa duket PD, për të tërhequr dëshmitarin nga mbulimi i policisë, dy ditë më parë ka vënë në zbatim një plan. Mëson se dikush ka telefonuar një shoqëri që ka aktivitet të transportit taxi në Tiranë, duke i kërkuar se duhet të sillnin 6 taksi në selinë e Partisë Demokratike. Pas kësaj, të gjashta automjetet kanë dalë njëra pas tjetrës nga selia e PD dhe pasi kanë shkuar deri në kryqëzimin tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, aty kanë marrë drejtime të ndryshme.

Por vetëm njëra nga taksitë ka shkuar në banesën ku qëndronte dëshmitari Albert Veliu, i cili ka hipur në taksi dhe më pas është larguar, duke dalë nga Tirana dhe u drejtuar në veri. Por agjentët e policisë nuk e kanë “ngrënë” këtë reng të përdorur nga PD, pasi shumë shpejt kanë rënë në gjurmët e taksisë ku ndodhej dëshmitari Albert Veliu.

Ky i fundit, është qëndruar në zonën e Milotit, pasi kanë qëndruar në një restorant për të ngrënë bukë. Policia ka dyshuar në mesnatë se pikërisht në këtë ndalesë, dëshmitari mund të merej nga persona të tjerë dhe ti humbte nga mbulimi, dhe për pasojë kanë vendosur të ndërhyjnë dhe ti kërkojnë Albert Veliut që të shkojë me ta në polici, për verifikim. Pas shoqërimit të tij, Veliu dhe PD humbën shansin për ta larguar dëshmitarin jashtë shtetit./Shqiptarja.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com