Analiza e ADN-së së foshnjës së 15- vjeçares në fshatin Velçan të Pogradecit nxori se pretendimi i të miturës se i ati i fëmijës ishte fqinji i saj , ishte i saktë.
Gjykata e Korçës ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, 55 vjeçarin që ka përdhunuar të miturën në Korçë.
Prokuroria kërkoi 8 vite burg për 54-vjeçarin Ligor Biba, që përdhunoi fqinjen 15-vjecare, ndërsa gjykata vendosi të dënojë me 7 vite burg.
Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen, pas analizës se ADN-së, duke përfituar uljen e 1/3 se dënimit, si pasoje e aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
Përfundimisht Ligor Biba, do te vuaje dënimin prej 4.8 vitesh burg.
Përgjigja e ADN-së doli disa muaj pas ngjarjes, që tronditi familjarët e të miturës dhe tashmë ajo i është bashkangjitur dosjes së Gjykatës. Ngjarja u zbulua tetorin e vitit të kaluar kur një 15- vjeçare e shoqëruar nga prindërit denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga një 55-vjeçar, banor i fshatit Velçan.
Situata ishte edhe më e rëndë pasi vajza, nxënëse e klasës së 9-të, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ndërsa vetë vajza identifikoi fqinjin e saj si personin përgjegjës për këtë ngjarje, vetë autori i dyshuar Ligor Biba, por edhe familjarët e tij, e përjashtuan mundësinë që ai të kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Pak muaj pasi foshnja ka ardhur në jetë, ADN-ja ka vërtetuar atësinë e 55-vjeçarit e nga ana tjetër kjo është prova që pritet të hedhë poshtë të gjithë pretendimin e tij para drejtësisë se nuk kishte gisht në përdhunimin e 15-vjeçares