Loading...

Çfarë u komunikoi Erdogan liderëve botërorë nëpërmjet bisedës telefonike?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me liderë të ndryshëm në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë, njoftuan burimet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Angela Merkel

Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë së cilës dy liderët gjatë bisedës kanë këmbyer mesazhe lidhur me tensionet që u krijuan si pasojë e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds dhe shënjestrimit të palestinezëve nga ana e ushtarëve izraelitë.

Erdoğan ka ndarë informacione me kancelaren gjermane në lidhje me takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që do të mbahet në premten në Stamboll rreth çështjes.

Në bisedë u theksua se tabloja aktuale vështirëson gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.

Duke folur edhe për marrëdhëniet dypalëshe, Erdoğan dhe Merkel kanë ngelur dakord për të qëndruar në kontakt për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe këmbimin e mendimeve në çështjet rajonale.

Vladimir Putin
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike edhe me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, në lidhje me zhvillimit e fundit në Palestinë.

Sipas burimeve presidenciale, edhe në këtë bisedë u diskutua për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds dhe tensionet që ndodhën në rajon pas shënjestrimit të protestuesve palestinezë në Gaza.

Erdoğan theksoi se sulmet brutale ndaj palestinezëve para syve të botës janë të turpshme, ndërsa ka ndarë edhe informacione në lidhje me takimin e jashtëzakonshëm të OBI-së që do të mbahet të premten, 18 maj, në Stamboll.

Hasan Rouhani

Gjithashtu, presidenti turk realizoi bisedë telefonike edhe me presidentin e Iranit, Hasan Rouhani.

Gjatë bisedës u diskutua zhvendosja e ambasadës së SHBA-ve në Kuds si dhe rritja e tensioneve në rajon si pasojë shënjestrimit të palestinezëve në Gaza nga ushtarët e Izraelit, njoftuan burimet presidenciale.

Dy liderët u shprehën se takimi i jashtëzakonshëm i OBI-së, i cili do të mbahet ditën e premte në Stamboll, ka një rëndësi të madhe nga aspekti i një qëndrimi të përbashkët të muslimanëve.

Erdoğan dhe Rouhani theksuan se do të jenë ndjekës të çështjes edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Temim bin Hamed Al Thani, Joko Widodo, Omer el-Beshir

Në lidhje me zhvillimet e Palestinës, Erdoğan zhvilloi biseda telefonike me emirin e Katarit, sheikun Temim bin Hamed Al Thani, presidentin e Indonezisë Joko Widodo dhe presidentin e Sudanit, Omer el-Beshir.

Në bisedat e realizuara u shkëmbyen mendime në lidhje me zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për takimin e jashtëzakonshëm të OBI-së për të diskutuar tensionet e ngritura në rajon së fundmi.

Liderët theksuan se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të mbetet e heshtur në shkeljet ndaj palestinezëve. Ata potencuan rëndësinë e një qëndrimi të vendosur dhe të përbashkët nga shtetet anëtare të OBI-së ndaj incidenteve.

Pas rritjes së tensioneve si pasojë e zhvendosjes së ambasadës së amerikane në Kuds, Erdoğan ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me presidentin e Palestinës Mahmud Abbas, mbretin e Jordanisë Abdullah II, kryeministrin e Malajzisë Mahathir Muhammed, emirin e Kuvajtit, Sheikun Sabah El Ahmed El Xhabir Es Sabah dhe mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud./BalkanWeb

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com