Dukati ka qenë monedhë e vjetër ari ose edhe argjendi. U quajtën kështu për herë të parë monedhat e prera nga perandorët bizantinë të shek.XI Kostandini I dhe Mihaili, të cilët në një faqe të monedhës së prerë prej tyre shënonin emrin familjar “Dukas”.
Prej këtij modeli filluan të priten dukate edhe nga Venediku që nga viti 1284. Nga Venediku e morën dukatin një varg shtetesh evropiane.
Në trevat shqiptare dukati ka qenë në qarkullim që në shek.XIV.
Pesha e dukatit ar ka qenë 2.20 gram, kurse e dukatit argjend ishte rreth 20 për qind më e vogël. Në fillim të shek.XVI një dukat ishte baras me 50 akçe osmane. Vlera e tij ndryshonte sipas vendit, kohës dhe përmbajtjes në ar.