Një ditë pasi njoftoi protesen kombëtare për largimin e ministrit të Brendshem dhe çlirimin e vendit nga qeveria e lidhur me krimin, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur punën për organizimin e protestës.
Paraditen e sotme, ai ka mbledhur krerët e partive në rrethe për t’i adresuar detyrat dhe porositë konkrete për zhvillimin e protestës.
“News 24” raporton se tashme i sigurt është orari i nisjes se protestës, e cila do të mbahet ditën e shtunë më 26 maj dhe do të nisë në orën 11:00. Nuk ka ende vendim për vendin ku do të mblidhen protestuesit për të protestuar, pasi kjo do të varet nga veprimet e ministrit te Brendshëm, Xhafaj.
Thuhet se nëse Xhafaj do të japë dorëheqjen, atëherë protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë, ndërsa në rast se Xhafa nuk dorëhiqet, atëherë protesta do të përqendrohet te Ministria e Brendshme.
Mesohet se krahas porosive per protesten, Basha ka diskutuar me demokratët në rrethe edhe zgjedhjet brenda PD.