Mes 19 qyteteve më të mira të Europës është përfshirë edhe kryeqyteti shqiptar.
Pas disa medieve botërore, edhe prestigjiozja “Business Insider” sugjeron Tiranën si destinacion për pushimet e kësaj vere.
Shqipëria renditet mes shteteve si Kroacia, Mali i Zi, Portugalia, Spanja, Greqia, Italia, Franca etj.
Neil Cartwright, ekspert turizmi për faqen “Kayak” shprehet se “Shqipëria është një nga vendet më pak të njohura nga vendet e tjera që ndodhen në Europë, por ia vlen të vizitohet për disa fundjava të gjata”.
“Tirana ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe është një qytet fantastik me shumë kulturë, argëtim dhe një qendër interesante politike”, – shprehet ai më tej.
Eksperti shprehet se “… është një qytet i mbushur me ngjyra dhe shumë interesant për të bërë foto që t’i postoni në rrjetet sociale”. /a.g/ ATSH