Sot është dita e lamtumirës për Gigi Buffon.
Mesditën e sotme në orën 11:30 portieri legjendar do dalë në një konferencë për mediat për të folur për të ardhmen e tij, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.
Sot pas 17 vitesh karrierë Buffon pritet që me lot në sy t’i japë lamtumirë “Zonjës së Vjetër”.
Ende nuk dihet vendi ku Buffon do të vijojë karrierën e tij por me shumë mundësi është përfolur se do jetë Boca Juniors.
Pa dyshim pengu më i madh në karrierë është mungesa e titullit të Champions Leagues, vitet e fundit Juventusi provoi disa herë por dështoi në finale.