Arrestimi i Arbër Çekaj, i cili kauzohet për trafikun e 613 kg kokainës që u sekuestrua në Maminas, pritet të nxjerrë në pah të tjera detaje në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.
Çekaj, është pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë, në magazinat e kësaj kompanie në Maminas. Ai u arrestua dje në Gjermani me qëllim ekstradimin.
Çekaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar që prej datës 1 mars të këtij viti, ndërsa dje në orët e para të mëngjesit u bë i mundur arrestimi i tij. Burime nga Policia e Shtetit thanë dje se Arbër Çekaj u arrestua në një banesë në një provincë në Dyseldorfit.
Mësohet se Çekaj, gjatë kësaj kohe, ka përdorur edhe mbiemrin Jansen, të bashkëshortes së tij, megjithëse zyrtarisht në dokumente vijonte të kishte gjeneralitetet Arbër Çekaj.
Burimet thanë se menjëherë pas arrestimit, nga ana e autoriteteve shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.
Ai është aksioneri i vetëm i kompanisë “Arbri Garden”, siç del nga kërkimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nga një kërkim në internet, rezulton se firma “Arbri Garden” ka marrë 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut që prej vitit 2012. Për sasinë rekord të kokainës, më 28 shkurt u arrestua Armando Pezaku, që drejtonte kamionin me targë DR 3819 dhe Donaldo Lushaj, që ndodhej si pasagjer, i cili kishte detyrën e menaxherit dhe do merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia.
Arbër Çekaj, është shumë i afërt me ish zv.drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Agron Kuliçi, njëherësh ish-badigard i Berishës dhe i akuzuar si i përzierë në trafikun e drogërave të forta.
Një biznesmen i bërë me kompani importi bananesh nga vendet e Amerikës Qëndrore në moshën 20 vjeçare, moshë që realisht janë duke jetuar me paratë e prindërve. Por dhe bashkëpunëtori i tij Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontenierin nga Kolumbia është me origjinë nga Tropoja.
Njëherësh Donald Lusha është dhe kushuri me ithtarin e Sali Berishës, Sali Lusha. Ndonëse s’janë vertetuar lidhje trafiku kokaine mes tyre. Donald Lushaj që bën si i pafajshëm dhe i varfër, njëherësh që ka paguar avokatët më të shtrenjtë në Shqipëri, ka lëvizur shpesh jashtë vendit.