Loading...

Bledi Mane: Letër e hapur për fëmijët e gjykatësve shqiptarë!

Një diell tipik mesdhetar është shtrirë mbi Tiranën porsi pleqtë qipriotë në kanape. Bashkë me diellin, edhe ti je shtrirë ne dhomen tende e per gati 2 orë nuk ke lene profil ne instagram e ne facebook pa germuar. Diku nje makine e shtrenjte, nje pjate me fruta pylli, pushime te shtrenjta, rroba dhe orë firmato. M’andej cicë silikoni, tanga, një qen rrace…

Ti zgerdhihesh ironikisht me fotot dhe videot e moshatareve te tu zengjin taze të rinj sepse nuk te mungon asgje. I ke pasur dhe vazhdon ti kesh te gjitha privilegjet e ekzagjeruara pa punuar kurre sikur edhe nje dite te vetme.

Tallesh pa fund e nderkohe nje trokitje e lehte degjohet ne deren e dhomes tende. Dera hapet e aty shfaqet ai, bossi, heroi, bobi, gangsteri, babai yt i dashur. Me njeren dore perkuli dorezen ndersa tjeren e mban te fshehur pas trupit te tij. Ti çohesh vertik, hedh tutje telefonin iPhone X, i sulesh si dreri sorkadhes ne pyllin e vjeshtes dhe e perqafon si i/e marrë. Ke nje ndjesi qe po te pret nje surprize e kendshme dhe natyrisht nuk zhgenjehehesh. Dora e fshehur e babait te shfaqet para fytyres dhe brenda nje zarfi te bardhë si mortja e nje virgjereshe, gjendet fatura e paguar e 10 diteve pushimesh per dy persona atjr larg ne nje prej ishujve te Karaibeve. Babai, heroi yt nuk te zhgenjeu. Ye kishte premtuar dhe e mbajti fjalen.

Megjithese ka punuar 8 orë, lodhje nuk shihet aspak ne qënien e tët ati. Ndjehet rehat sot sepse perfitoi 20 milionë lekë me te vilat pagoi pushimet e tua dhe pjesen e mbetur e ndau mes nënës tënde dhe dashnores se tij. Babi yt eshte gjykates dhe sapo liroi 3 vrasësit e një moshatarit tënd.

2./
Marvin Prifti u vra vjet per nje karikues celulari. Deri sot po flinte i qetë lart në parajsë por ia ngulën nje tjeter thikë dhe e zgjuan nga perjetesia. Ne rivrasjen e ketij 22 vjeçari ndikoi fuqishem edhe prokurori, edhe babai yt. E mos harro se kjo rivrasje ishte më e rëndë se e para. U rivra nga burra te rritur ne moshë qe ne shtepite e tyre kane femije, u rivra nga prokurore e gjykates makutër, grykësa te medhenj, monstra te pafytyrë.

3./
Ti e rembeve zarfin e surprizes e u nise direkt me shokun/shoqen tende larg ne Karaibe. Pushime te shtrenjta, luks i shfrenuar, qejfe, aventura, drogë, alkool derisa nje dite tek laheshe ne oqeanin Atlantik nje dallge e madhe dhe e rende te rrethoi të gjithin e te turbulloi ujin e kaltërt. Ishte nje dallgë e kuqe, e frikshme. Nxitove ne breg dhe rrembeve telefonin. Me sherbimin roaming i telefonove shokut dhe heroit tend, babait e i tregove per llahtarin që pe. Babai te qetesoi duke te thënë nga ana tjeter e telefonit duke u zgërdhirë :

-Mos u tremb biri im, është ngjyra e kuqe e algave të oqeanit Atlantik. Por ti pinjoll mos e beso babain. Ai te genjeu si gjithmone. E kuqja eshte ngjyra e gjakut të shqiptareve te pafajshem qe prinderit tuaj prokurore e gjykates ua kanë borxh me padrejtësitë e tyre. Eshte ngjyra e kuqe e gjakut qe do u ndjekë brez pas brezi si shpagim…

Ndaj ti Marvin fli i qetë atje lart ne parajse se këtu në tokën tonê ka filluar Vettingu!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com