Loading...

Berisha, Meta e Llalla në alarm, Kush e organizoi grabitjen materialeve të “Kokainës” e Llallës të postës sekrete të Prokurorisë Durrës

Posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit, në të cilën dyshohet se kishte dokumente të klasifikuara, është grabitur paraditen e djeshme në mes të qytetit.

Dy persona ende të paidentifikuar sulmuan korrierin e Prokurorisë para se të dorëzonte pranë këtij institucioni materialet që kishte tërhequr nga posta.

Ai po lëvizte në këmbë nga posta qendrore, që ndodhet në qendër të qytetit drejt Prokurorisë së Durrësit në kohën kur është sulmuar.

Sipas dëshmisë së tij, sapo ka dalë nga posta është përballur me dy djem të rinj që mbanin kapele dhe syze, të cilët i kanë marrë me forcë çantën ku ndodheshin materialet.

Më pas ata janë larguar me shpejtësi në këmbë, duke humbur gjurmë rrugicave. Nuk dihet se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit, pasi edhe vetë Prokuroria ishte hermetike në dhënien e detajeve duke qenë se ishte i përfshirë vetë institucionalisht në këtë ngjarje.

Gjithsesi, nuk përjashtohet dyshimi se personat që vepruan në mes të ditës dhe në mes të qytetit, kanë qenë të interesuar për zhdukjen e ndonjë dokumenti a dosje.

Një ndër dosjet që pak muaj më parë i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Durrësit dhe mbetet ende në hetim por që është transferuar në Tiranë te Krimet e Rënda është ajo në ngarkim të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se është kërkuar informacion përmes organeve ligjzbatuese nga Gjermania për paratë e investuara atje dhe për vilën luksoze të blerë në Këln të Gjermanisë.

Nga ana tjetër mësohet se informacion është kërkuar dhe nga organet ligjzbatuese amerikane që për t’i dhënë seriozitet dhe ligjmëri hetimit të Llallës, informacioni i detajuar për korrupsionin e ish kryeprokurorit është kaluar përmes postës.

Pikërisht këto materiale në ngarkim të Llallës dyshohet se janë rrëmbyer nga dy personat e paidentifikuar ditën e djeshme.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se autorët janë të mirëtrajnuar dhe për më tepër kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e këtyre materialeve sekrete.

Kjo për faktin se, pavarësisht se çështja tashmë ka kaluar te krimet e Rënda në Tiranë, të gjitha informacionet e kërkuara për Adriatik Llallën vijojnë të vijnë në adresën e “vjetër” në Durrës.

Burimet të besueshme flasin se materalet e tjera sekrete të grabitura nga dy personat e paidentifikuar kanë qënë për 613 kilogramë kokainën i kapur në Portin e Durrësit.

Mësohet se informacionet  dhe materialet-prova që janë grabitur nga dy personat e paidentifikuar kishin të bënin me Arber Kuliçin-Çekajn pronarin e kontenierëve ku u kap droga në Portin e Durrësit dhe që tashmë është arrestuar në Dyseldorf të Gjermanisë.

Por dhe për bashkëpunëtorët e tij.

Njëherësh mësohet se ka pasur materiale që kishin të bënin dhe me kapjen e 1 tonë drogë në Spanjë, duke kërkuar ndonjë lidhje mes dy sasive të drogës kolumbiane të sekuestruar si dhe personave të trafikut në Shqipëri dhe Spanjë.

Dyshohet që autorët e grabitjes së materiaaleve sekrete të postës së Prokurorisë së Durrësit kanë pasur informacion për ndonjë dokument të rëndësishëm, që po transportohej drejt Prokurorisë dhe për arsye e rrethana ende të paqarta ata nuk kanë lejuar që të përfundojnë në Prokurorinë e Durrësit.

Dyshimet janë që ish zv.drejtori i Policisë së Shteti dhe ish badigardi i Berishës, kushuriri i trafikantit të kokainës, Agron Kuliçi ka qënë “dora” që ka organizuar tërë këtë operacion rrëmbimi të materialeve kompromentuese në adresë të Arbër Kuliçit.

Njëherësh kompromentuese dhe në adresë në Sali Berishës, Ilir Metës të involvuar në këtë trafik drogë dhe të dyshuar se janë kupola e trafikut të Kokainës në Tiranë. Por dhe për zhdukjen e materialeve kompromentuese për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, mikut të Metës dhe Berishës që ka mbyllur gjithë dosjet e krimit të dy ish kryeministrave.

Organi i Akuzës e konfirmoi dje grabitjen. Por sipas saj, nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka pasur materiale të cilat klasifikohen si “sekret shtetëror”.

Ndërkohë që vijon hetimin për këtë grabitje të paprecedentë që hedh poshtë inforemacionin e prokurorisë se s’janë materiale sekrete.

Ndaj Berisha, Meta dhe Llalla janë të tronditur dhe në alarm./Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com