Loading...

Berisha ka frikë Bashën, “koka” e Shkelzenit në dorë të marrëveshjes me Edi Ramën. Pakti për të mbrojtur familjen e Saliut, shkatërroi PD

Shumëkush e komentoi në mënyra të ndryshme shpërthimin e ish nënkryetarit të PD Astrit Patozi kundër Sali Berishës.

Deri në ato momente të gjithë kundërshtarët e Lulzim Bashës pavarësisht se e degjeneronin kreun demokrat me fyerje, gjithnjë nuk preknin Sali Berishën.

Ishte si ai postulati i kohës së komunizmit që gjithnjë ia kishin “deleguar” Pal Vatës autorësinë që thoshte se “Unë e Enveri nuk dimë gjë, e ka bërë Mehmeti në kokë të tij”.

Kështu e ngushëllonin veten të gjithë kundërshtarët e Bashës, të cilët thonin se kryetari i paligjshëm i PD vepron në kokë të tij, ndërkohë që Berisha nuk di gjë.

Këtë e ushqente dhe vetë Sali Berisha, teksa thoshte se nuk është pyetur as për listat dhe as tani për ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike. Që fuqizoi fort kreun e PD Basha.

Dhe Astrit Patozi e tha se përse Berisha kishte frikë Bashën, duke përmendur indirekt fëmijën 5 vjeçar. Por dhe duke deklaruar se këtej e tutje Berisha kishte zgjedhur Bashën pa dëgjuar më parë kritikët e tij.

Patozi e tha qartë se tashmë s’kanë punë më as në PD, as me Berishën.

Në të vërtetë Lulzim Basha nuk e pyet Sali Berishën dhe ka shumë legjenda urbane se përse lideri i ri demokrat nuk e pyet “babain” e tij politik Sali Berisha. I cili aq shumë ka sakrifikuar për të sa i ka dhuruar veç posteve të larta në tetë vitet e qeverisjes së PD, edhe drejtimin e PD.

Kuvendi i fundit Kombëtar i PD tregoi se Lulzim Basha nuk e pyet Berishën.

Ish kryeministri dhe lideri historik i PD qëndroi në sallën e Kuvendit dhe dëgjoi fjalimet, nuk foli në Kuvend dhe deri këtu ndoshta ishte i justifikuar. Por menjëherë sapo doli jashtë sallës ai foli për mediat dhe pak rëndësi ka se çfarë tha, kë akuzoi dhe kë mbrojti.

Çka tregon se Berishën nuk e lanë të fliste në Kuvendin Kombëtar të PD, dhe në mungesë të fjalës, siç ndodh dhe në Kuvend kur nuk e lejon kryeparlamentari Ruçi, del e flet para godinës për gazetarët.

Megjithëse është mënjanuar tërësisht, i është hequr dhëndërri Jamarbër Malltezi nga kryesia e PD dhe tërë mbështetësit, Berisha nuk flet asnjëherë kundër Bashës.

E ka aq frikë sa dhe kur janë përjashtuar kritikët, të cilët të gjithë besonin tek ai ka heshtur.

Berisha s’foli, nuk ndërhyri megjithëse kritikët e kërkuan deri në dëshpërim fjalën e tij, që do rivendoste balancat në PD.

Po pse ka frikë në realitet Sali Berisha nga Lulzim Basha dhe deri kur do vazhdojë kjo frikë?!

Sali Berisha ka frikë për familjen e tij, burgun që është në prag për Shkelzen Berishën dhe pse jo dhe për Argita Berisha Malltezin.

Djali Shkelzen i përfshirë në afera korruptive, mes të cilave dhe CEZ ku shteti ka humbur rreth 500 milionë euro, është njeriu i parë që me sa duket do të provojë shijen  burgut.

Berisha përmes Bashës ka një pakt me Ramën, që Zeni të mos hyjë në burg. Jo se do ta gjykojë Rama, por se ka në dorë që të mos paraqiten të gjitha provat që fundosin Berishën e vogël.

Basha bëri pakt dhe në emër të Berishës me 18 maj, ku përpos përfitoi një dorë lekësh për vete mori dhe garanci nga Rama se Zeni nuk përfundon në burg.

Dhe Berisha mbetet në dorë të Bashës për të shpëtuar të birin. Ndërkohë dhe në humorin e Bashës dhe të Ramës, paktit mes tyre dhe jetëgjatësisë së marrëveshjes. Që me sa duket përfundon atëherë kur të mërzitet Rama me pushtetin. Por dhe kur Basha të ketë vijuar pasurimin e tij si fryt të këtij pakti.

Fakti që mori 13.3 milionë eurot e vjehrrit për pallatin e shembur në Vlorë apo rifillimin e punës tek kompleksi i pallateve 17 katëshe të Liqeni Artificial në Tiranë për biznesmenin e partisë Bashkim Ulajn tregon se pakti i lëshimeve të Ramës me Bashën vijon.

Por përfiton dhe Berisha, megjithëse lideri historik i PD është i detyruar të qëndrojë “gati-tu” para Bashës.

“Atë që ta bën fëmija s’ta bën Perëndia” thonë, dhe halli i burgut të djalit e katandisi në këtë derenxhe Berishën që të ketë frikë dhe Bashën.

Por pakti për shpëtimin e Shkelzen Berishës shkatërroi PD. Deri kur do vijojë, mbetet mister.

Ajo që dimë është deri sa të mbyllet dosja e “CEZ” sëpaku. Sa të shpetojë djali i Saliut, Shkelzen Berisha do vijojë dhe frika ndaj Bashës.Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com