Loading...

Berisha e Basha kërkojnë eleminimin e Dritan Zaganit, ishte pikë kontakti i trafikimit të drogës së Lazaratit në Itali. Në fillim e shpërblyen me prona e pallate

Berisha e Basha kërkojnë eleminimin e Dritan Zaganit, ishte pikë kontakti i trafikimit të drogës së Lazaratit në Itali. Në fillim e shpërblyen me prona e pallate

Dritan Zagani, i shefi i antidrogës në Vlorë po bën të gjitha përpjekjet për të përfituar sërish azil politik në Zvicër ku është instaluar sëbashku me familjen.

Nëse deri më tani kërkesat e tij për azil ka qënë e motivuar me faktin se ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ende i fuqishëm pasi është deputet dhe mbështetet nga Rama, tashmë që pas dorëzimit të mandatit nga Tahiri kjo alibi ka rënë, organet ligjzbatuese në Zvicër janë shumë të çuditura në këmbënguljen e Dritan Zaganit për azil politik.

Por gjithçka është zbuluar jo vetëm nga vetë Dritan Zagani që i ka dhënë drejtim tjetër frikës së tij, por nga organet ligjzbatuese zvicerane.

Mësohet se Zagani ka shfaqur frikën e një eleminimi fizik nëse kthehet në Shqipëri dhe një hakmarrjeje nga grupet e drogës në këtë vend.

Por që në daljen publike ka thënë se ka frikë nga qeverisja aktuale se do të hakmerret për deklaratat e forta që ka bërë kundër trafikut të drogës, kundër ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

Këto akuza Zagani është munduar t’i veshë dhe me nocione politike, duke hyrë dhe në përqasje dhe analiza politike, të pagjasa dhe të papërshtatshme për një oficer dhe shef antidroge në “portën” kryesore të trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, që është Vlora.

Por mësohet se e vërteta e kulluar është se Dritan Zagani, ish kreu i antidrogës së Vlorës ka frikë nga Berisha dhe Basha se mund ta eleminojnë për t’i mbyllur gojën.

Kjo sepse Zagani, përkundër sulmeve ndaj qeverisë, di shumë për Berishën dhe Bashën dhe trafikun shtetëror të drogës së Lazaratit, një plantacion i PD i mbrojtur politikisht dhe që kultivohej cilësia më e lartë dhe sasia më e madhe e kanabisit në Evropë.

Në rastin e një ardhjeje të mundshme në Shqipëri, Zvicra mund t’i refuzojë vijimin e azilit pasi nuk ka asnjë kërcënim as ai dhe as familja e tij, Zagani mund të përballet me një hetim të fortë që do ta bëjë të tregojë se si ishte caktuar nga Agron Kuliçi, në emër të Berishës dhe Bashës pika e kontaktit të trafikimit të drogës së Lazaratit, Fushë-Krujës, Tiranës, Beratit dhe tërë Lumit të Vlorës për në Itali.

Dritan Zagani këtë punë e ka pas marrë me shumë qejf, aq sa filloi të krijonte dhe konflikte me grupe të tjera rivale të “latifondistëve” të PD në Jug të vendit dhe Shqipërinë e Mesme të kultivimit të kanabis sativa.

Konfliktet i krijoi për shkak se filloi goditjen parciale ndaj atyre që nuk financonin PD duke krijuar konflikte të forta në jug të vendit, por që kishte mbështetjen e bashkëpatriotëve të tij Sali Berisha dhe Agron Kuliçaj. Ky i fundit drejtori real i Policisë së Shtetit për tetë vitet e qeverisjes së Berishës.

Dritan Zagani madje krijoi konflikte për çështje pazaresh dhe me palën italiane të trafikut të drogës që kërkonin komunikim direkt me prodhuesit dhe tregtuesit e drogës së Lazaratit, pa pasur nevojë për pikë kontakti Zaganin.

Pikërisht kjo e prishi tërë punën dhe më pas dhe ardhja e PS në pushtet.

Dhe sidomos “gabimi” i pafalshëm i Saimir Tahirit që shkatërroi plantacionin e PD të kultivimit të kanabis sativa, me cilësinë dhe sasinë më të lartë në Evropë.

Por Zagani e kishte marrë shpërblimin, pikërisht në fund të mandatit të qeverisë “Berisha”. Ai kishte marrë me vendim të këshillit të Ministrave tokë në Orikum të Vlorës, aty ku ka prona dhe Shkelzen Berisha dhe miku i tij ndërtues Rrahmanllari.

Por nuk është mjaftuar me kaq shpërblimi në pasuri të patundshme nga ana e Berishës e Bashës për Zaganin.

Në mes të qytetit të Vlorës, në një pallat 8 katësh, në katin e fundit ndodhet shtëpia tjetër e Dritan Zaganit, ish-shefit të antidrogës në Vlorë.

Apartamenti prej 180 metër katrorë  dhe me një papafingo druri, tanimë është i boshatisur sepse Zagani ndodhet në Zvicër, aty ku ka përfituar strehim politik por që pritet t’i revokohet për shkak të ndryshimit të situatës në Shqipëri.

Apartamenti i Zaganit në Vlorë, ndodhet pak metra larg “Denis Bar”, lokali i cili është në bashkëpronësi  të tre vëllezërve Habilaj.

Zagani është përfolur shumë në mediat shqiptare, sepse ai publikoi para pak vitesh informacione, që sipas tij implikonin zyrtarët e lartë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme në trafik droge.

Nga ana tjeter, është përfolur edhe për pronat e shumta në Vlore, të cilave ju shtohet edhe kjo shtepi.

Shumë  persona e kanë akuzuar ish-liderin e PD, Sali Berisha, që në këmbim të  informacioneve sekrete për bandat rivale të PD dhe të përmbushjes me sukses të pikës së kontaktit për trafikimin e drogës së Lazaratit në Itali, i ka ofruar Zaganit prona në Vlorë.

Këto akuza dikur janë mohuar, por ish-kryeministri Berisha e ka pranuar që Zagani ka përfituar tokë në Orikum, që sipas tij, ishte parcelë nga ato qe ju jepen të gjithë oficerëve.

“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim oficereve parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Dritan Zaganin, por për gjithë ushtrinë pa diskriminim.

Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje me të”, tha Berisha në një dalje televizive për bashkëpatriotin e tij  Dritan Zagani.

Nga ana tjetër apartamenti në Vlorë, rezulton të mos jetë i vetmi apartament i Zaganit, pasi në një seancë parlamentare kreu i PD, Lulzim Basha nxori pa dashje edhe një tjeter, qe Zagani posedonte në Fier.

“Dy vjet më parë, para një pallati të rrënuar në Fier, ia behën në orën 01:00 të natës, një varg me makina me xhama të errët të ardhur nga Tirana.

Mbi 20 inspektorë dhe policë të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë të drejtuar nga Saimir Tahiri, hynë në një apartament të thjeshtë, në tre dhoma ku jetonin 7 shpirtra në një gjendje pothuajse të mjeruar.

Ata kontrolluan shtëpinë pa asnjë dokument dhe pa asnjë lloj urdhri kontrolli, dhe pastaj morën një burrë zvarrë dhe e futën në makinë pa i thënë asgjë. Emri i burrit është Dritan Zagani”, tha Basha.

Por ajo që ngre pikëpyetje është, se si arriti Dritan Zagani, i cilësuar nga shumëkush, një “hero i luftës kundër korrupsionit”, të siguronte edhe një apartament në mes të qytetit të Vlorës, ku çmimet sigurisht janë shumë të larta. Aq më tepër që rroga e tij neto asnjëherë si ka kaluar 600 mijë lekët e vjetra.

Si arriti Dritan Zagani të sigurojë toka dhe apartamente në Vlorë, Orikum dhe Fier, edhe pse vetëm puna e lidhte me këto qytete, sepse ai është nga veriu i Shqipërisë?

Duke qënë se ndaj tij është pushuar hetimi për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit shtetëror nga prokuroria e Fierit vite më parë, frika nga një eleminim i mundshëm prej “punëdhënësve” të tij Berisha e Basha ka bërë që Zagani të refuzojë kthimin në Shqipëri për të dëshmuar kundër Tahirit.

I cili është nga dita e enjte e javës së kaluar qytetar i thjeshtë, i barabartë me Zaganin dhe përballja e tyre në prokurori do të sqaronte shumë situata aspak të pakëndshme ku eprorët e tij e kanë futur ish shefin e antidrogës në Vlorë.

Berisha dhe Basha në fillim deshën ti mbyllnin gojën me prona në bregdetin e Orikumit, shtëpi dhe prona në Vlorë dhe Fier, ndërsa tani duan t’ia mbyllin gojën përfundimisht. Ky është “kodi i mafias” për të cilën flet Dritan Zagani, pavarësisht se ku e adreson.

Pasi atë nuk e ha malli nëse flet apo nuk flet Tahiri, dënohet apo nuk dënohet Tahiri. Ai ka frikë për veten sepse është i zhytur deri në grykë në trafikun e drogës në tetë vitet e qeverisjes së PD, dhe ata që e punësuan do tentojnë me të gjitha mënyrat t’i mbyllin gojën.

Pasi nga të shkosh Kuliçë të dalin në të gjitha aferat e drogës, dhe Agroni i madh është kamikaz i punëve të pista të Berishës. Por dhe i ‘pastrimit’ të situatës sa herë e lyp nevoja, ‘pastrim’ që është e barabartë me eleminime fizike./Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com