Loading...

Befason astrologu i njohur: Ja çfarë pritet të ndodhë me shenjat e Horoskopit në ditët e fundit të majit

Per të gjithë ato që nuk e njohin Paolo Fox është një ndër astrologët më të ndjekur dhe parashikimet e tij shumë herë “kanë qëlluar” në shenjë per ato që besojnë Horoskopin.

Fox, astrolog nga Italia, ka bërë parashikimin për të 12 shenjat e horoskopit, lidhur me ditët e fundit të muajit maj.

Çfarë pritet të ndodhë për secilën nga shenjat?

Lexoni horoskopin më poshtë:

Dashi

Me largimin e Venusit nga shenja juaj, do të hasni vështirësi në aspektin sentimental. Situata në çift do të tensionohet dhe do të keni zënka e mosmarrëveshje. Në aspektin profesional do të hasni disa vështirësi, por për fat Marsi është vendosur në pozicion të favorshëm, duke ju dhuruar gjithë gjallërinë dhe energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë.

Demi

Me Venusin në shenjë, gjithçka do të shkojë mirë për sa i përket çështjeve të zemrës. Lidhja juaj do të përtërihet, ndërsa për beqarët parashikohen takime të reja. Do të keni rendiment në punë dhe do të mund t’u jepni zgjidhje disa problemeve që ju mundonin prej kohësh. Shikoni shëndetin, sepse gjatë kësaj jave mund të shfaqni shenja lodhjeje.

Binjakët

Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Binjakëve në aspektin sentimental, sepse Venusi vazhdon të jetë në pozicion të favorshëm. Nuk parashikohen ndryshime të mëdha në aspektin profesional, por ju këshillohet që të merrni në konsideratë ofertat që mund t’ju vijnë. Gjendja në përgjithësi do të jetë e mirë dhe ju do të ndiheni mjaft energjikë.

Gaforrja

Venusi ka kaluar në shenjën tuaj dhe situata në dashuri paraqitet e mirë për ju. Edhe Marsi dhe Saturni janë kthyer në pozicion të favorshëm, duke ju dhuruar energji pozitive. Falë pozicionimit të Mërkurit edhe situata profesionale paraqitet e mirë. Shumë probleme që ju mundonin do të gjejnë zgjidhje dhe gjatë kësaj jave do të jeni veçanërisht pasionantë.

Luani

Falë kthimit të Venusit në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, do të hasni vështirësi në çështjet e zemrës. Edhe Mërkuri nuk premton asgjë të mirë për këtë javë dhe ju do të hasni pengesa të paparashikuara në aspektin profesional. Falë pozicionimit gjithashtu të pafavorshëm të Marsit do të ndieni lodhje fizike.

Virgjëresha

Këtë javë Venusi do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju do të gjeni sërish qetësinë në çift. Situata në aspektin profesional paraqitet e qetë, dhe megjithëse nuk parashikohen ndryshime të mëdha gjatë kësaj jave, gjithsesi do t’ju ofrohen mundësi të ndryshme. Bëni kujdes me shëndetin, sepse mund të ndieni lodhje.

Peshorja

Mërkuri do të kalojë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe situata në aspektin profesional do të përmirësohet së tepërmi. Për fat të keq, situata në aspektin sentimental nuk parashikohet po kaq e mirë. Venusi është kthyer në pozicion të pafavorshëm për ju dhe partneri do të shfaqë mosbesim ndaj jush. Gjendja shëndetësore parashikohet e mirë.

Akrepi

Venusi është në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe në dashuri do t’ju buzëqeshë fati. Falë pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit dhe Marsit, situata në aspektin profesional nuk parashikohet fort e mirë. Do të hasni vështirësi në komunikimin me të tjerët dhe do të ndiheni të lodhur dhe pa humor. Ju këshillohet të bëni kujdes dhe t’i merrni gjërat me lehtësi.

Shigjetari

Nuk do të keni më pengesa në aspektin sentimental, sepse Venusi më në fund ka kaluar në shenjën tuaj. Do të gjeni sërish qetësinë e humbur dhe do të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin. Nuk parashikohen ndryshime të mëdha në aspektin profesional. Falë pozicionimit të favorshëm të Marsit do të ndiheni në formë dhe energjikë.

Bricjapi

Venusi ka kaluar tashmë në shenjën pasuese, duke jua vështirësuar kështu komunikimin me partnerin, si dhe nuk do të mungojnë pakënaqësitë ndaj tij. Situata në aspektin profesional paraqitet më e mirë, sepse Mërkuri është kthyer në pozicion të favorshëm. Për fat përpjekjet tuaja do të kurorëzohen me sukses.

Ujori

Këtë javë Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju do të ndiheni më energjikë dhe të gatshëm për të vepruar. Situata parashikohet në përgjithësi e mirë edhe falë pozicionimit të favorshëm të Venusit dhe Mërkurit. Më në fund do të çliroheni nga dyshimet dhe nuk do të ndiheni më të izoluar. Do të dilni fitimtarë.

Peshqit

Situata në aspektin sentimental ka ndryshuar dukshëm, sepse më në fund Venusi është kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Do të keni takime me njerëz që do të rezultojnë pozitive për ju si në aspektin profesional edhe në atë personal. Mërkuri do ta favorizojë këtë shenjë dhe ju presin të reja interesante.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com