Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Bashkimi Europian kanë bërë publik lajmin e mire për shqiptarët. Sipas tyre do të financohen 35.5 milionë euro për përmirësimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.
Përveç kësaj linje hekurudhore, po ashtu do të ndërtohet edhe një linjë tjetër hekurudhore Tiranë-Aeroporti Nënë-Tereza. Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit, DG NEAR, Christian Danielsson, si dhe Drejtori i i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë, Matteo Colangeli do të prezantojnë edhe projektin.
Më datë 24 shkurt të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen e grantit, ku më pas iu kalua Kuvendit për diskutim dhe votim. Përmes këtij projekti synohet rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore me standardet e Bashkimit Europian.