Bastiset gjatë natës se te merkures duke u gdhire e enjte Prokuroria e qytetit të Durrësit, pak dite pasi u grabit postieri qe conte letra te klasifikuara.
Behet me dije se disa persona, qe ende nuk janë identifikuar, kanë hyrë gjatë natës në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme.
Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve.
Eshte urdheruar qe te mos hyje askush brenda pasi prish vendin e proves. Pas kesaj, njoftohet se do te behet inventari per te pare se cfare saktesisht kane synuar grabitesit.
Ndërkohë po keqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishterinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Vjedhja eshte konstatuar nga pastruesja, e cila ka gjetur qe ne oret e para te mengjesit kur nisi punen, dyert e demtuara te prokurorise.
Kujtojmë se kjo është herë e dytë në një hark kohor të shkurtër që ndodh diçka e tillë në këtë qytet, pasi pak më parë u vodh posta sekrete e prokurorisë.