Opozita ka planifikuar të zhvillojë një protest të fortë ndaj qeverisë të shtunën e ardhshme.
Siç bëhet e ditur nga burime brenda opozitës, kryeministria do të rrethohet me kordonë njerëzorë në të katër anët e do të kërkohet të jape dorëheqjen ministri i Brendshëm FatmirXhafaj.
Sipas planit paraprak protesta do të zgjasë 72 orë me mundësi shtyrjeje.
Një komision i protestës do ta drejtojë atë, duke krijuar një “autonomi” veprimi nga zhvillimi politik.
Në një fare mënyre PD-ja po konsakron “krahun e armatosur” të saj, ashtu siç vepron Brigada e 7-të e Hamasit në Gaza, e cila drejton veprimet kundër qeverisë izraelite, apo Hejzbullahu në Liban.
Vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar para pak ditësh se armatosja e popullsisë është një variant i mundshëm.
Vendimi për zhvillimin e protestës u mor ditën e premte gjatë një mbledhje të krerëve të opozitës së bashkuar në selinë e Partisë Demokratike.
Ndërkaq, të enjten, LulzimBasha, ka mbledhur krerët e degëvetë PD-së për të diskutuar rreth modaliteve të protestës.
Modalitetet paraprake të protestës janë caktuar dhe do të jetë ora 11.00 që njerëzit duhet të mblidhen para kryeministrisë.
Por në fillim protesta do të përqendrohet në selinë e Ministrisë së Brendshme, për të kaluar më pas në Kryeministri.
Basha i ka porositur krerët e degëve që të sjellin sa më shumë njerëz në Tiranë ditën e shtunë.
Deri më sot, protesta e opozitës, duke përjashtuar protestën kur u sulmua bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme, kanë patur karakter paqësor.
Protesta e së shtunës zhvillohet në kushtet e një klime të egër politike, mbushur me akuza dhe paralajmërime.
Protesta e paralajmëruar e opozitës përkon me rezultatet e para të Vetingut si dhe me lëvizjet për të ngritur organet e reja të drejtësisë, të cilat do të godasin korrupsionin në nivelet më të larta të politikës dhe vetë drejtësisë.
Protesta zhvillohet edhe në kushtet kur Shqipëria është në një periudhë prove sa i takon vendimit që do të marrin kryeministrat e vendeve të Bashkimit Evropian për çeljen ose jo të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE./Pamfleti