Rreth njje vit e gjysem nga krijimi i portalit orikuminews, numri i ndjekesve te ketij portali lajmesh lokal dhe i banoreve te krahines qe informohen nga ky portal eshte ne rritje me ritme te paparashikuara. Jo vetem pjesa derrrmuese e banoreve te krahines brenda dhe jashte Shqiperise por edhe shume banore te fshatrave te Vlores dhe vete qytetit te Vlores e ndjekin rregullish portalin orikuminews duke shfletuar informacionet e publikuara ne kohe reale.
Por e vecanta eshte se sipas statistikave te faqes, numri i femrave qe komentojne ne artikujt e portalit orikuminews eshte me i madh se numri i ndjekesve meshkujt. Shume banore te krahines dhe ndjekese te rregullta te orikuminews jane aktive ne kete portal dhe japin lirshem mendimin e tyre per temat e aktualitetit dhe problemet e trajtuara te cilat kryesisht kane lidhje me Njesine Administrative Orikum.
Nese ben nje krahasim me portalet e tjera ky eshte nje fakt shume interesant i cili ka nje domethenie te madhe. Banoret femra te kesaj krahine kane demostuar qysh heret qe jane te emancipuara. Ato jane te vetedijshme se kane rolin e gjithanshëm të tyre në jetën sociale, publike e familjare dhe shoqerore. Ato e dine se fjala e tyre ka peshen e saj ne zgjidhjen e problemeve me te cilat zona jone perballet sot ndaj dhe aktivizimi i tyre me komente, opinione, mendime, sugjerime dhe ide eshte ne rritje.
Orikuminews falenderon gjithe ndjekesit dhe i inkurajon te bashkepunojne per ngritjen e zerit percjelljen e cdo informacioni dhe zgjidhjen e problemeve qe shqetesojne zonen tone.