Loading...

As në varr nuk do gjejnë qetësi/ Hajdutët e kromit në Bulqizë: Nga oligarku i pangopur Samir Mane te banda famëkeqe e Spahijve

Bulqiza disponon basenin më të madh krombajtës në Shqipëri.

Minerali ka prej 70 vjetësh që shfrytëzohet, duke i sjellë vendit përfitime të mëdha ekonomike.

Këtë vit, miniera e Bulqizës, e quajtur dikur “Todi Manco”, do të festojë fiks 70 vjetorin e saj.

Me mijëra e mijëra punëtorë kanë punuar në këtë minierë, punonjës e inxhinierë nga të katër anët e vendit, duke ngritur një vepër të rëndësishme të industrisë minerare në Shqipëri.

Por shfrytëzimi i minierës është bërë bërë në mënyrë barbare sidomos pas viteve 90-të, kur minerali u lakmua nga hajdutët e veshur me kostum politik.

I janë turrur kromit të gjithë politikanët e korruptuar, të majtë e të djathtë, pozitarë e opozitarë, kush të mundet të vjedhë më shumë.

Përfitimet nga kromi sot po shkojnë në duar dhe xhepa pushtetarësh, ndërsa për banorët vendas, të cilët qëndrojnë gjithë kohën me “kokë në thes” dhe me vdekjen afër, nuk ka pasur kurrfarë impakti.

Përfitimi i vetëm për mjeranët ka qenë një rrogë modeste për të mbajtur me kotheren e bukës familjet e tyre.

Me qindra e mijëra janë vrarë e plagosur në zgafellat e minierave në Bulqizë, kurse mbi mjerimin dhe fatkeqësinë e banorëve vendas kanë rritur përfitimet të korruptuarit që flasin në emër të popullit dhe oligarkët e pangopur të tipit të Samir Manes, njeriu që po vjel përfitimet aktualisht nga miniera kryesore në Bulqizë.

Por nuk është i vetmi, sepse ish-ministra të qeverisë Berisha dhe ministra aktualë të qeverisë Rama janë përfshirë në hajdutërinë e paimagjinueshme të tyre në Bulqizë.

Edhe ata që flasin në emër të minatorëve, për gjoja statusin e tyre, janë sot përfitues të heshtur por të pangopur nga kromi i Bulqizës.

Deputeti Përparim Spahiu flet në emër të bulqizakëve dhe minatorëve, por e vërteta është se ai interesohet vetëm për xhepin e tij.

I shndërruar në badigard të Monika Kryemadhit, të cilës i rri pranë në cdo marrëzi, një besnik i dyshes së frikshme Ilir-Monika (Meta-Kryemadhi), “Papi” ka përftuar jo pak nga kromi i Bulqizës dhe pasuria publike në përgjithësi në zonën e Dibrës.

Bashkia Bulqizë që menaxhohet nga LSI punon vetëm për interesin e njerëzve të Ilir Metës dhe bandës së Spahijve, por jo për interesat e qytetarëve.

Të gjithë e kanë mendjen për të vjedhur dhe vjedhin ditën për diell.

Çuditërisht, nuk shkon asnjë në burg.

Mëkatet e Samir Manes, Përparimit të partisë, ciftit famëkeq Meta, si dhe banditëve të tyre në zonë, janë të atilla përmasave që nuk ka Zot që ua shlyen.

Këta bij b…shtrash kanë grabitur Bulqizën dhe e kanë përdhunuar atë, duke e bërë jetën atje të pavlerë.

As në varr nuk do të gjejnë qetësi këta monstra që kanë vjedhur pasurinë publike, kanë ulur dinjitetin njerëzor dhe kanë fyer një popull të tërë.

Bulqiza nuk do t’ua falë kurrë masakrën që kanë shkaktuar bastardët në pasurinë e saj, që në fund të fundit është pasuri e krejt popullit tonë.

Por, para se ta gjejnë nga Zoti, oligarkët e tipit Samir Mane, ministrat e ish-minsitrat që kanë ndyer duart e tyre në vjedhjen e kromit, deputetët e tipit të Përparimit apo dhe bandat zonale që kontrollojnë galeritë me porositë e tyre, duhet të vihen para drejtësisë. /Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com