Artur Zheji ka bërë një shkrim ku thotë se kryeministri Edi Rama është pranë dështimit të madh.
Ai i është drejtuar Ramës me fjalë fyese duke e konsideruar “mjeran, çoban, kasap, qesharak, kafshë, etj.
Analisti ka bërë dhe një parashikim për Ramën ku paralajmëron se do ta hanë qentë.
Shkrimi i plotë:
“E mori në Qershorin e kaluar Rama, ashtu edhe si e kërkoi dhe, edhe me ndihmën e Bashës, krejt “Tepsinë” e pushtetit për vete.
Kushedi sa herë e ka përqafuar netëve të pagjumsisë, “Tepsinë” vezulluese të të gjitha pushteteve.
Tashmë pa nevojën e takimeve hipokrite dhe kompromiseve apo gërr vërreve, me Ilir Metën, apo me aleatë të tjerë.
Mirpo shpejt Tepsia, po shndërrohet si Kusia e Paçes, që vlon në ujë me kripë, koka ministrash dhe është trashur me yndyrën e dhjamërave, të syve, buzëve, mollëzave, llapës, hundëve apo veshëve të shkërmoqur, për të krijuar Paçen e pushtetit, Rama 2.
Sa mirë që është vetëm tani, është padyshim kjo analiza më e fundit, sepse ska më ku të hedhë pështymë apo gëlbazë, të hapë fjalë apo të mbllaçisë thashetheme.
Tani kryeministri është bërë si rojtari i një thertoreje, që e rruan atë nga lukunia e qenve, të cilët era e athët e gjakut i çmend krejt.
Mundohet kryeministri, ky Çoban qensh të harbuar, që të largojë lukuninë nga sulmi përfundimtar mbi grumbullin e mishit të porsatherrur.
Ndërkohë, si kryeguzhinier i Paçerisë – “Qeverria që duam”, mundohet të gënjejë klientelën që vjen vërdallë, se në kusi po vlojnë koka viçash dhe jo koka ministrash.
Çfarë situate qesharake.
U bëre qesharak o kryeministër, re brenda në kusinë e oreksit tënd pakufi, si një mjeran i pangushëllueshëm.
Në errësirën e thellë të bindjes së rreme, të kësaj Bote të rreme, që thotë se “malli dhe plaçka” të sjellin lumturinë.
Mjafton të shkëlqesh, sipas asaj që të thotë pasqyra jote gënjeshtare e Njerkës së Borëbardhës, dhe rri mes qorrave dhe kretinëve që ke grumbulluar rreth vetes pa hesap, o derëziu kryeministër…
Tmerr, një Km – Paçebërës, nuk ka “Brioni” apo “Jordan”, që të zbukuron përparësen yndyrëmadhe të Paçexhiut, që gatuan në Kusi, kokat e ministrave të vet, në të vërtetë më të mirët që ka pasë si ministra…
Nuk dua të jem aty rrotull, kur turma e tërbuar e qenve do të turren herët a vonë e të sulmojnë të hanë të zotin…
Sinqerisht vlla!” shkruan Zheji.