Loading...

Arrestohet aktori shqiptar, policia e bllokoi kur ishte në makinë (Foto)

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e aktorit kosovar të “Stupsave” Mensur Safqiu. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë, ka treguar shkurt për Express për arrestimin në fjalë.

“Sot rreth orës 08:00 në mëngjes Policia ka arrestuar një person në Mëhallën e Muhaxherëve”. Sipas saj, i arrestuari është duke u intervistuar.

“Ende nuk dihet motivi i arrestimit derisa të përfundojë marrja në pyetje e të arrestuarit”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, në fotografitë e publikuara shihet se Policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit. Ndërkohe, ende nuk dihet arsyeja e arrestimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com