Loading...

Arrestohen dy të rinjtë në Fier, transportonin 7 shtetas sirianë (Emrat)

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Mikel Hoxha, 25 vjeç dhe Xhuljan Bullari, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Fierit pasi janë kapur duke transportuar shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Të prangosurit janë Mikel Hoxha dhe Xhuljan Ballari, të dy banues në Tiranë.

Arestimi i Ballarit u bë pasi në lagjen “Sheq i Madh” Fier, është kapur me automjetin e tij tip “Lancia” duke transportuar 3 shtetas Sirianë të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Arrestimi i Hoxhës u bë pasi në lagjen “1 Maji” Fier, është kapur me automjetin e tij tip “Opel” duke transportuar 4 shtetas Sirianë të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com