Loading...

“Arrest me burg” për Tahirin, a ka provat e të reja që Prokuroria kërkoi prangosjen e ish-ministrit

Prokuroria për Krimet e Rënda kanë kërkuar sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Pas kërkesës së organit të akuzës. Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie, për Tahirin.

Mësohet se prokuroria ka treguar gjykatës prova të reja, por sipas informacioneve ende nuk dihet se çfarë provash janë.

Sipas informacioneve mësohet se prova e reja mund të kenë qenë në letër porositë  që mund të kenë ardhur nga Greqia dhe Italia.

Edhe pse ka pasur prova shtesë dhe është kërkuar arresti përsëri gjykata ka aprovuar vetëm masën e sigurisë, arrest shtëpie.

Tahiri vetëm para pak ditësh dorëzoi mandatin e deputeti dhe u shpreh se këtë e bënë për respekt të drejtësisë, dhe që hetimet për të vijojnë deri në fund.

Pas kësaj lëvizje nga Tahiri dhe prokuroria ka nisur lëvizjet e saj dhe tre ditë më vonë ka kërkuar arrestimin e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com