Loading...

Arratisje spektakolare, ky është i riu që iu doli nga duart 4 oficerëve në Vlorë

Djali që shikoni më sipër është shtetasi i arratisur sot nga gjykata e Vlorës ku do të merrte dënimin. Policia ka publikuar emrin dhe foton e tij duke ftuar qytetarët të ndihmojnë për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129.

Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë. Një arratisje ka ndodhur nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Ngjarja

Mësohet se një i paraburgosur është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 dhe sipas të dhënave, i arratisuri ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.Personi i arratisur është identifikuar si Mikel Kasa i arrestuar për rrëmbimin e një personi.

Ngjarja ndodhi në momentin që Gjykata caktoi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg. Mësohet se ai ka goditur një nga efektivët e policisë me grusht është hedhur mbi tavolinë dhe ka ikur me vrap.
Kasa ka mundur të arratiset nga katër oficerët dhe pavarësisht se janë përpjekur për ta ndaluar, nuk kanë mundur dot./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com