Kombëtarja Shqiptare shumë shpejt pritet të bëhet me shtëpinë e re që do të quhet “Arena Kombëtare”.
Punimet për përfundimin e stadiumit modern janë duke u zhvilluar intensivisht dhe tashmë ka përfunduar i gjithë skeleti.
Ritmet e punimeve janë shumë të larta, ndaj gjatë gjithë verës synohet që të përfundojë gjithçka në lidhje me shkallët dhe ambientet e brendshme, për t’u përqendruar më pas te faza finale, përgatitja e fushës, që duhet të jetë e standardeve më të larta.