Loading...

Antimafia çmonton grupin e vlonjatëve që trafikonin kanabis me avionë nga Vlora në Itali

Ishte mëngjesi i një dite gushti tri vite më parë kur në një pistë të vogël në Itali kapet një shtetas shqiptar sapo kishte zbritur në pistë me avionin e tij të mbushur me kanabis. Ai ishte nisur nga Italia, një ditë të diel në mëngjes herët dhe pasi ishte ngarkuar në Vlorë me kanabis ishte rikthyer sërish atje. Italianët e pikasën që kur u nis në mëngjes po meqë radarët tanë fikeshin sa herë ishte nevoja, djali erdhi dhe iku i pa pikasur nga autoritetet tona as detare e as ajrore, ani pse ne jemi dhe konsiderohemi vend i NATO-s. Prej tri vitesh policia italiane ka punuar dhe hetuar duke bërë të mundur arrestimin e thuajse gjithë grupit që operonte në dy shtete!

Kështu Policia sjell disa nga informacionet e operacionit të kapjes së avionit me drogë mbi të cilin policia italiane ka informuar zhvillime të reja në hetimet e tij. Operacioni “Free flight” ka nisur në gusht 2015. Hetimet zbardhën se avioni me drogë ishte ngritur nga komuna Poggio Berni në Itali drejt Shqipërisë. Pas ngarkimit me drogë avioni ishte kthyer në Itali duke u ulur në një pistë në komunën e Ostunit në Brindizi. Policia italiane ka arrestuar në flagrancë pilotin e avionit shqiptarin Vilson Lamaj, i konsideruar kreu i kësaj organizate trafikantësh si dhe shoferin italian të një furgoni i cili po priste ngarkesën me drogë pranë pistës së uljes së avionit. Në avion u sekuestruan rreth 130 kg marijuanë.

Lënda narkotike trafikohej në territorin e rajonit të Romanjës. Në pranga policia italiane ka vënë dy vëllezërit e Vilson Lamaj, kreut të kësaj organizate trafikantësh, Artjon e Kleo Lamaj si dhe tre kushërinjtë e tyre Elizer Ahmetaj, Xhesian Ahmetaj e Arshi Ahmetaj. Hetimet e operacionit Free flight kanë nisur në mars të vitit 2015 pas arrestimit të një korrieri shqiptar i cili transportonte me automjetin e tij të rreth 50 kg marijuanë. Operacioni ‘Free flight’ ka çuar gjatë hetimeve të tij, sekuestrimin e rreth 300 kg marijuanë, 50 gramë kokainë si dhe të 2 plantacioneve me bimë kanabis të mbjella nga kjo organizatë kriminale në komunën Poggio Berni në provincën e Riminit. Operacioni “Free flight” ka vënë në hetim të lirë dhe 5 shtetas të tjerë shqiptarë. Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se qëllimi i afërt i këtij grupi kriminal ishte blerja e një avioni më të madh për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Personat e ndaluar në Shqipëri ishin;

Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë

Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë

Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë

Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore

Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babicë e Madhe Vlorë

Efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.

Në Itali u arrestuan 8 persona Elizer Ahmetaj, 27 vjeç

Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç

Arshi Ahmetaj, 29 vjeç

Artjon Lamaj, 29 vjeç

Bukurosh Këshilli, 25 vjeç

Kleo Lamaj, 30 vjeç

Virjon Imeraj, 32 vjeç

Vilson Lamaj, pilot i avionit

N.K/Shekulli

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com