Loading...

Andrea iku nga kjo botë teksa shijonte ndeshjen me miqtë, por autori nuk donte atë. Bëri kilometra rrugë për të takuar…

Andrea Ndoja, i riu 22-vjeçar nga Shkodra qe u vra ne menyre misterioze ne Itali mbremjen e te merkures, mbetet ende i mbushur me detaje konfuze.

Mediat italiane shkruajne sot se dyshimi më i madh i hetuesve për ngjarjen në Sinalunga është një: A ishte vërtetë 22-vjeçari i vrarë Andrea Ndoja objektivi i Giulio Sale?

Sipas mediave, të cilat i referohen dëshmisë së 45-vjeçarit të dhënë nga dhoma e spitalit, me gjasë jo.

Sepse Sale, i cili jetonte në Foiano, kishte bërë 8 kilometra rrugë për të shkuar në shtëpinë e mikut të viktimës, me të cilin kishte për qëllim të sqarohej.

45-vjeçari mësohet se kishte një “çështje të mbetur pezull” me shqiptarin dhe për këtë kishte shkuar në këmbë në shtëpinë e tij në Sinalunga, por pa mundur ta takojë.

Por për çfarë donte të fliste?

Sipas versionit të dhënë nga 45-vjeçari, ai donte një sqarim për një përplasje të ndodhur disa muaj më parë në një lokal në Foiano, gjatë së cilit italiani pretendon se ishte dhunuar nga shqiptari. Edhe shqiptari mësohet se gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar për një konflikt mes tij dhe italianit.

Kështu, mbrëmjen e 9 Majit, Sale shoi në Sinalunga për t’u sqaruar. Rreth orës 21:30 i ra ziles së banesës që ndodhej në rrugën Umberto I dhe derën e hapi një mik i shqiptarit, pikërisht 22-vjeçari Ndoja. Gjithnjë sipas versionit të dhënë nga 45-vjeçari italian, mes tij dhe të riut Ndoja kishte pasur një debat fillimisht verbal, por më pas i riu kishte nxjerrë pistoletën. Në atë pikë ata mësohet se janë përballur fizikisht dhe Sale i kishte marrë pistoletën nga dora duke shtënë në drejtim të të riut.

Megjithatë të kundërtën pretendon shqiptari, i cili mësohet se në policia ka thënë se mes 45-vjeçarit italian dhe të riut 22-vjeçar që gjeti vdekjen kishte probleme prej kohësh dhe situata ishte përshkallëzuar ditët e fundit.

Andrea Ndoja gjeti vdekjen nga një plumb i vetëm në qafë. Pas vrasjes Sale tentoi të arratisej dhe mbeti i plagosur në këmbë. Ai u arrestua pak kohë më pas nga policia, ndërsa aktualisht vijon të jetë në spital. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com