Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Cepurin tha se Rusia do të pranonte ndarjen e Kosovës nëse Serbia e konsideronte atë si zgjidhjen më të mirë për të.
Kështu u shpreh Cepurin duke komentuar deklaratën e kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç se edhe: “shqiptarët mund të bien dakord për ndarjen e Kosovës, dhe se kjo është në interesin e tyre”- raporton media serbe “Vecernje Novosti”.
“Ne e respektojmë qëndrimin e Serbisë dhe atë zgjidhje, të cilën e konsideron si më të mirën për të ne do e mbështesim”- tha Cepurin.
Sipas tij, Rusia do të mbështesë çdo vendim të Serbisë.
Cepurin pretendon se pavarësisht nga ndryshimet e brendshme që po ndodhin në Rusi, Serbia do të vazhdojë të ketë një partner të mirë në Kremlin.