Kush thotë se SHBA nuk ndjek hap pas hapi të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe është pararojë e këtyre zhvillimeve, gabon rëndë.
Këtë po e verteton më së miri ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, deklaratat e të cilit kanë paralajmëruar më se njëherë deri dhe arrestimet e trafikantëve shqiptarë të drogës në Shqipëri dhe jashtë saj.
Rasti më konkret ka qënë paralajmërimi i ambasadorit Lu për arrestimin e pronarit të kontenierëve të 613 kilogramë kokainë që u kap në portin e Durrësit Arbër Kuliçi-Çekaj. I cili është kushuriri shumë i afërt i ish badigardit të Berishës, njëherësh dhe ish zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçi.
Arbër Kuliçi-Çekaj u arrestua në Duseldorf të Gjermanisë, ku pritet të ekstradohet për t’u hetuar dhe gjykuar në Shqipëri dhe ndoshta, nëse dëshiron të shpëtojë veten se djalë i ri është, pendohet dhe tregon “shokët”. Që është kupola e politikës, Berisha-Meta-Basha-Monika.
Duke qënë se dhe Arjan Ndoci, njeriu që u kap me 1 ton drogë në Spanjë dhe në sajë të investigimit të DEA-s amerikane të antidrogës ka lidhje me trafikantët e drogës së kapur në Durrës, pritet që dosja të bashkohet këtu në Shqipëri.
Ndërkohë që ambasadori i SHBA në Tiranë që është dhe iniciatori i miratimit dhe zbatimi të reformës në drejtësi, Vettingut dhe “gjuetisë” së “peshqve të mëdhenj”, do të jetë dhe një vit tjetër përtej mandatit në krye të ambasadës amerikane në Shqipëri.
Mësohet se puna e mirë e bërë në Shqipëri, nisja e mbarë e kapjes së “peshqve të mëdhenj” dhe intensifikimi i presionit ndaj politikës shqiptare, drejtësisë dhe policisë për një vetëpastrim, ka bërë që DASH të mos planifikojë zëvendësuesin e ambasadorit Lu sipas ligjit amerikan.
Ndaj ai pritet të jetë dhe një vit më tepër në Shqipëri deri sa të marrë udhë tamam arrestimi i “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri dhe të ndihmojë drejtësinë shqiptare të rimëkëmbët.
Një lajm i tillë është marrë vesh nga ana e Berishës, Metës, Bashës dhe Kryemadhit, ndaj kanë nisur të startojnë me një strategji krejt ndryshe ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë.
Njëherë do goditet fort, pastaj do vlerësohet, duke alternuar gjithçka për të dalë në sytë e shqiptarëve se kur ka “të drejtë ai vlerësohet”, kur i “shërben Ramës, ai goditet”.
Por ama, zgjatja e mandatit të Donald Lu dhe një vit në Tiranë ka tronditur fort Berishën dhe Metën, kontigjentin e “dorës së parë” për të qënë “banorët VIP” të burgut të ri të Reçit në Shkodër, të ndërtuar me mbështetjen e BE.
Ndërkohë që zgjatja e mandatit të Donald Lu në Tiranë dhe një vit është një lajm i shkëlqyer për shqiptarët, të cilët besojnë fort tek ai për kapjen e “peshqve të mëdhenj”./Pamfleti.com