Pak ditë me parë Prokurorja e Përgjithëshme Arta Marku firmosi largimin e Drejtuesit të Prokurorise se Krimeve të Renda Hajdarmataj. Përfolja dhe realitet,i që Hajdarmataj ishte një asqer i Shkëlzen Berishës, i cili dhe e kishte promovuar për 5 vite te Llalla në detyrat më të rëndësishme tek Llalla nuk kanë qene asesi areyet që Marku e zëvendësoi.
E para është çështja “Kokaina” në të cilën Llalla, Hajdarmataj përmes një sekserit të tyre(biles tutor) eksponenent i krimit të organizuar, kohë më parë në këmbim të një shumw marramendëse i kane fshirë kërkimin ndërkombetar supertrafikantit ndërkombetar të kokaines E.Dezdari, i cili në krye te hetimit do të evidentohet si pronari i vërtetë i ngarkeses se 613 kg.kokaine në Shqiperi dhe ortak i ngarkesës qe u kap ne Spanjë.
Implikimi i A.Çekajt është i vërtete, por ai tashmë do dëshmojë se ishte më pak se sekondar në kete trafik. Autoritetet dhe agjensite inteligjente partnerë kanë vërtetuar dhe relatuar te znj.Marku se Hajdarmata, jo vetem nuk do hetonte Adriatik Llallën, por dhe kishte shitur dosjen Tahiri. Ështe fakt qe ai edhe prokurorë te caktuar të hetojnë ish ministrin e Brendshëm i kishte privuar totalisht të kishin akses në dosje.
Pa folur këtu edhe rastin se Besim Hajdarmataj ka një hetim të detajuar nga SHKB ku thuhet se në këmbim të mitmarrjes ka bashkëpunuar në rastin e ish-drejtorit të Policise Gjirokaster, Arjanit Arapi. Ndoshta në dukje të parendesishme, por Hajdarmataj ka mashtruar në deklarimin e pasurisë ku dihet botërisht që në vitin 2017 ai bleu një shtepi tek zona Astir, që i kalonte 113 m.ndërsa deklaron se është i pastrehë.
Po ashtu vëllai i Hajdarmataj rezulton si i ndaluar dhe i dënuar për trafikim droge e deri me sot ish kryezyrtari i Prokurorisë, jo vetëm e fsheh por e inkuadron në radhet e Policisë së shtetit. Në këto kushte Arta Marku ndoshta dhe në kushtet e tagrit te munguar ligjor u obligua ta largojë nga vendi me i nxehtë, ku priten të lëshohen arreste te bujshme zyrtarësh e politikanësh të korruptuar e inkriminuar./Pamfleti