Loading...

Aksidenti që u mori jetën tre kushërinjve, ja kush ishte shoferi i makinës

Tre kishërinj humbën jetën në një aksident të ndodhut spt në Laç. Makina që drejtohej nga një 22-vjeçar nga Tirana përfundoi në kanal duke u marrë jetën të treve.

Në makinë ishin, Juli Margjini, 22 vjeç, banues në Tiranë, Kombinat, Simon Kaza, 20 vjeç, banues në Adriatik, dhe Bert Marku, 17 vjeç, banues në Adriatik.

Burime bëjnë me dije se makina tip Lancia AA 389 MO ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, ku gjatë një manovre për të shmangur një gropë në rrugë, ai ka rënë nga ura, duke përfunduar në kanal.

Ambulancat dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupat e tre viktimave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po punon për nxjerrjen e makinës nga kanali dhe zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com