Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shefit të Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës. Viktima është Martin Nika 50 vjeç. Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e Gardës, dhe teksa po kalonte rrugën është përplasur për vdekje nga një makinë mbrëmjen e e së enjtes afër Kryeministrisë.
Policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjes. Ai është Albert Memia 31 vjeç nga Tropoja.
Martin Nika ka qenë më parë shef i shoqërimit të delegacioneve. Ai ka shoqëruar personalitete si Bush, Papa dhe zonjës Clinton gjatë vizitave në Shqipëri.