Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Incidenti ndodhi në autostradën Durrës- Tiranë.
BalkanWeb mëson se në ngjarje janë përfshirë plot automjete.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për të lënduar.
Si pasojë e aksidentit është rënduar trafiku në krahun Durrës-Tiranë të autostradës.