Një grua është marrë zvarrë për rreth 100 metra, nga një automjet në aksin Tiranë- Fushëkrujë në afërsi të fshatit Larushk. Aksidenti i rëndë ka ndodhur teksa një autoveturë tip benz me targë AA 222 FY goditi gruan e cila po ecte në anë të rrugës.
Gruaja po ecte anash rruges kur eshte goditur e mare zvarre per rreth 100 metra nga makina e cila e zene poshte…
Sipas dëshmitarëve gruaja e identifikuar si Burbuqe Dervishi është shoqëruar nga drejtuesi i makinës për në spitalin e traumës në Tiranë dhe nuk dihet nëse ka arritur ti shpëtojë plagëve pasi është dëmtuar rëndë.