Kush janë shkakëtarët e rrudhave dhe njollave? Edhe pse ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në formimin e rrudhave dhe problemeve të tjera të fytyrës, disa nga ato janë: Ndryshimet hormonale, heqja e qimeve me lazer, shtatëzania dhe kontraceptivët e ndryshëm.
Por, fatëmirësisht ka disa mjekime popullore të cilat mund t’i përgatisni shumë thjeshtë në shtëpi.
Një nga ato është dhe përdorimi i majdanozit i cili ka veti të panumërta në eleminimin e puçrave, akneve, irritimeve të ndryshme. Por nuk ka benefite vetëm për fytyrën tuiaj por edhe për shendetin tuaj në përgjithësi. Për shembull mund të trajtojë diabetin, mosfunksionimin e veshkave, gjithashtu është shumë i rekomandueshëm për heqjen e temperaturës dhe etheve.
Receta
Përbërësit:
2 lugë me majdanoz të coptuar
1 lugë me lëng limoni ose uthull molle
200 ml ujë
Përgatitja:
Prisni gjethet e majdanozit shumë hollë dhe vendosini në një tenxhere për të valuar për 15 minuta. Më pas lëreni të ftohet dhe kur të jetë ftohur hidhni një lugë limoni ose uthull molle, kë të preferoni. Vendoseni në një enë qelqi dhe mbajeni në frigorifer.
Si ta përdorni:
Proçedura është shumë e thjeshtë. Mund ta përdorni njësoj sikur përdorni kremin tuaj hidratues, pra vendoseni me gishta në zonën problematike. Ky locion gjithashtu trajton qukat dhe zbardh fytyrën tuaj. Pas 30 ditësh përdorimi do vini re ndryshime të mëdha.