Loading...

Adriatik Llalla “peng” i autoriteteve gjermane, avokati do zbulojë nesër si e nënshkroi prokurën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shtyjë për në datën 31 Maj në orën 10:00 seancën për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla.Ky i fundit do të përballet me paraardhësen e tij Ina Rama, e cila ka në dorë edhe fatin e Llallës.

Seanca e 16 majit, ishte thirrur pas ankimimit nga ana e Komisionerit Publik të vendimit të KPK-së të datës 16 shkurt 2018 për ndërprerjen e procesit të Vettingut për Adriatik Lallën, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë.

Në seancën e kaluar, të zhvilluar në 16 Maj, trupi gjykues i KPA shtyu seancën pasi vlerësoi se prokura e paraqitur nga avokati i Llallës, Sokol Hazizaj kishte mangësi.

Sipas KPA, LLalla nuk shprehet qartësisht vullnetin se Hazizaj mund të përfaqësonte në këtë proces. Njëkohësisht, KPA vendosi rinjoftimin e Llallës për datën e seancës dhe procesin që po zhvillohet ndaj tij. Këtë të mërkurë, avokati i Llallës, konfirmoi plotësimin e prokurës, sipas detyrave të KPA.

“Të enjten do të paraqes prokurën. Në vijim të detyrimit që më ka dhënë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, kam realizuar të gjitha detyrimet e kërkuara”, ka thënë avokati në një kontakt telefonik për ”Abc Neës”.

Mënyra e nënshkrimit të prokurës, apo kontaktet që ka pasur avokati me klientin e tij Llalla pritet të mësohen gjatë seancës të së enjtes. Përveç ankesës së Komisionerit Publik në lidhje me Vettingun, ish-kryeprokurori Llalla po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për kryerjen e katër veprave penale.
Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë çështje përbëhet nga Sokol Çomo, kryetar; Luan Daci, relator dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com