Loading...

A po përgatitet Berisha të sabotojë Bashën në 26 maj?

Opozita është duke u përpjekur që të organizojë një protestë të madhe në 26 maj për t’i treguar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se sa të mërzitur janë qytetarët me qeverinë e Edi Ramës, e cila deri më tani ka dy ministra të lidhur me trafikun e drogës.

Në deklaratat e tij për protestën, Lulzim Basha ka qenë mjaft i kujdesshëm që të theksojë faktin se bëhet fjalë për një protestë të paqtë duke nxitur edhe deputetët e tjerë që të ruajnë qetësinë dhe të mbledhin sa më shumë pjesëmarrës.

Në këtë linjë ishte edhe deklarata e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili tha dje se do të dilte me familjen e tij në protestë.

Lulzim Basha është përsoni më pak i interesuar që protesta e 26 majit të jetë e dhunshme në një periudhë kur qeveria Rama ka hyrë në një proces konsumimi të shpejt për shkak të arrogancës, raporteve me krimin, rritjes së kostos së jetesës, punësimit të militantëve dhe mbi të gjitha, humbjen e shpresës së qytetarëve.

Basha e di këtë dhe di gjithashtu interesin e ndërkombëtarëve që Shqipëria të jetë stabël në një rajon ku rreziku i destabilitetit është i madh edhe për shkak të presionit rus.

Por, dikush tjetër nuk është i interesuar për protesta paqësore dhe ai e ka bërë të qartë këtë edhe në daljet e tij publike.

Sali Berisha flet për revoltë popullore dhe jo protestë duke dhënë sinjalet se organizimi i së shtunës të mos jetë paqësor.

Ironikisht protesta e së shtunës përkon me 26 majin 1996, datën e zezë të demokracisë shqiptare ku për herë të parë u aplikua dhe legjitimua vjedhja e votës.

Ndryshe nga Basha, Berisha është më agresiv ndaj maxhorancës dhe zhvillimeve të fundit. Burgosja e Gruevskit ishte precedenti më i fundit se si ish-liderët futën në burg pasi kanë rënë nga pushtet për shkak të abuzimeve të bëra në periudhën kur ishin “mbi kalë”.

Predecenti i Gruevskit duket i rrezikshëm, prandaj edhe Berishës i duhet një acarim i situatës deri në atë pikë sa opozita të djegë mandatet duke ftuar ndërkombëtarët që t’a zgjidhin më pas çorbën e gatuar në Tiranë. /albeu.com/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com