Loading...

A do ta thërrasë Prokuroria Ramën për audio-përgjimin e vëllait të Xhafajt për ta pyetur për ekspertizën private të kasetës?! Kryeministri i acaruar

Audio-Përgjimi i trafikantit vlonjat Albert Veliu i mbiquajturi “Babale” në bisedën e tij me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj po trondit fort dhe në mënyrë të qartë politikën shqiptare.

Opozita e kryesuar nga Lulzim Basha po e shfrytëzon në maksimum për kredeciale politike, sidomos dhe për të motivuar demokratët që të dalin në proitestën e 26 majit kundër qeverisë.

Pavarësisht dizrakordimeve, dyshimeve në lidhje me autencitetin e kësaj kasete vide-përgjimi, Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar vetë trafikantin “Babale”, gazetarin Jetmir Olldashi, dy deputetët e PD Enkelejd Alibeaj e Ervin Salianji si dhe zyrtarin e PD ish ministër teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi.

Por më parë ka thirrur dhe Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, strumbullarin e gjithë kësaj gurguleje politike dhe mediatike.

Të thuash se kjo situatë, me gjithë defeketet e veta të video-regjistrimit, nuk e ka tronditur Edi Ramën është e kotë. Pasi veprimet që bën, nuk e fshehin tronditjen e Kryeministrit.

Edi Rama nuk ka qënë i qetë që me startimin e këtij debati për video-përgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, pasi është përballur jo vetëm me akuzat e opozitës por dhe me përplasjen në media.

Madje në media Rama u shfaq tepër i “shkrehur” aq sa u bë një ushqim mediatik dhe për një gazetare të re e të panjohur, e cila u gjend përballë një sulmi të padenjë nga ana e kryeministrit.

Kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë rezultatin e një ekspertize private, jo zyrtare të këtij video-përgjimi, i cili kishte dalë sipas tij i montuar e një shantazh i vërtetë ndaj Xhafajt.

Duke qënë se drejtësia vepron me ligje dhe për të gjithë në mënyrë të barabartë, atëherë do të ishte e udhës që Kryeprokurorja Arta Marku të thërriste për të dëshmuar në Prokurori edhe kryeministrin Edi Rama.

Për vetë faktin se ka bërë një ekspertizë, dhe është një njeri që ka dhënë deklarata në mbrojtje të Fatmir Xhafajt por dhe duke dhënë detaje për dënimet e të vëllait Agron Xhafaj, të akuzuar për trafik droge dhe të dënuar madje në Itali me 7.2 vite.

Ndaj Arta Marku duhet ta thërrasë Edi Ramën për ta pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen.

Njëherësh thirrja e Ramës do t’i jepte fund dhe hamendësimeve se Prokuroria është e kapur prej tij dhe vepron në mënyrë të njëanshme për rastin e videopërgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, në bisedë me “Babalen” për trafik droge./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com