Pavarësisht dorëheqjes, për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana do të ketë hetim nga Vetting-u. Kjo pasi Komisioni i Pavarur i Apelimit ka bërë ankimim për dorëheqjen e saj. Sa i takon deklarimit të pasurisë së saj, vetëm apartamenti ku jeton kushton 170 mijë euro.
Fana ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së Lartë. Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit ku u hodh shorti për trupën gjykuese të çështjes. Gjithashtu, Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për pushimin e vettingut për ish-prokurorin Sulejman Tola.
Njoftimi:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana. Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Natasha Mulaj Relator: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla Ardian Hajdari Sokol Çomo.