11-13 maj në Vlorë sërish Albania open, aktivitete, në prag të çeljes zyrtare të sezonit turistik. Aeronautika ka zgjedhur Vlorën edhe për vetë natyrën që ofron, ndërsa një kampionat i të tilla përmasave vjen për herë të 19-të në qytetin e Vlorës, në kuadër të sezonit turistik, ashtu si për cdo vit.
Janë pjesmarrës në këtë aktivitet 50 parashutistë nga shqipëria dhe vende të ndryshme të europës. ky akrtivitet është menduar si një festë me vete,duke parë çeljen e aktivitetin që nis në datë 11 maj, për të startuar kështu një kampionat fluturimesh, në një natyrë dhe peisazh që vetëm Vlora di ta ofrojë.
Alket Islami kreu i aeronautikës, konfirmon rëndësinë e këtij aktiviteti, por edhe faktin se Vlora mbetet gjithmonë epiqendra, në prag të çeljes së sezonit turistik.
Garimet për tre ditë me rardhë në qytetin e Vlorës, që ka startuar kështu çeljen e sezonit turistik 2018, në prag të tij, aktivitetet nuk mungojnë si edhe mbetet kampionati i 19-të i fluturimeve.