Një shqiptar është arrestuar në Turqi, pasi gjatë kontrollit në aeroportin “Ataturk” të Stambollit iu gjetën në valixhe rreth 10 kg kokainë. Shqiptari i arrestuar është 48 vjeç me inicialet N.K.
48 vjeçari kishte ardhur në Turqi më 2 Maj nga Sao Paulo nga Brazili. Ndërkohë që autoritetet turke vijojnë hetimet për rrjetin e trafikut dhe bashkëpunëtorët e shqiptarit që u arrestua. Kokaina, e fshehur në pjesën e poshtme të valixhes është sekuestruar, ndërsa pronari i saj është arrestuar.