Lajmi i trishtë që ndau sot familja e djalit të vogël, rasti i të cilit kishte tërhequr vëmendjen e gjithë botës ditët e fundit, për vdekjen e tij ka trishtuar të madh e të vogël, edhe për vetë interesin që pati ky rast.
Rasti i tij preku zemrat e miliona njerëzve, teksa qindra prej tyre janë bërë bashkë dhe kanë hedhur në ajër tullumbace në shenjë respekti për vogëlushin e ndjerë, që mbijetoi për disa ditë edhe pas fikjes së aparaturave që e mbanin gjallë.
Lajmin për vdekjen e Alfie Evans, e dhanë prindërit e tij, Kate dhe Thomas Evans, nëpërmjet një statusi në Facebook.