Një numër pacientësh u evakuan pasi një zjarr i frikshëm shpërtheu në një spital në Stamboll.
Pamjet e televizioneve turke treguan flakët që përfshinin një fasadë të spitalit “Taksim Ilk Yardim” në lagjen Gaziosmanpasa të qytetit.
Tym i zi mbuloi qiellin, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe ambulancat arritën në vendin e ngjarjes.
Mediat lokale thanë se zjarri mendohet se ka shpërthyer në çatinë e spitalit dhe është përhapur përmes ndërtesës.
Disa shpërthime u dëgjuan në vendngjarje.
Askush nuk u plagos ose nuk u vra në zjarr, megjithatë, kishte disa që u asfiksuan si pasojë e tymit, tha kryebashkiaku i Stamboll Gaziosmanpaşa, Hasan Tahsin Usta.
“Pashë tym. Pastaj, pati shpërthime “, tha një dëshmitar okular i identifikuar si Tuğçe, i cili ishte një pacient në spital.
Njerëzit thuhet se u vërsulën në panik për të dalë jashtë spitalit.
Disa pacientë, duke përfshirë ato në njësitë e kujdesit intensiv, janë raportuar se do të transferohen në spitale të tjera.
Spitali ka 300 shtretër spitalor dhe 100 dhoma klinike.
Ai ka qenë në shërbim që nga viti 2013.
Duke folur në vendngjarje, guvernatori i Stambollit Vasip Sahin tha se zjarrëfikësit kishin arritur të vënë pjesërisht nën kontroll flakët.
https://youtu.be/KAq0VmyAHLs