Vetëm një ditë përpara se Komisionerja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE Federika Mogherini e Komisioneri Johanes Hahn të vijnë në Shqipëri, për të deklaruar dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave, Edi Rama ka bërë një lëvizje të papritur.
Kryetari i PS njëherësh dhe kryeministër i vendit, Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar ka shokuar deputetët me deklaratën e tij.
Teksa ka kërkuar intensifikimin e punës së deputetëve socialistë në bazën e partisë, Rama ka dhënë dhe orientimet përkatëse.
Por në mënyrë surprizuese kryeministri deklaroi se PS duhet të punojë me qytetarët dhe bazën e partisë, njëlloj sikur zgjedhjet të ishin në muajin qershor, tani.
Deklaratë kjo që bëhet pikërisht në momentin kur ende nuk është mbushur viti nga mandati i dytë qeverisës i fituar nga PS tërësisht vetëm dhe pa aleatë.
Por kjo deklaratë bëhet dhe në momentin më të mirë për mazhorancën në marrëdhëniet me Brukselin, pra një ditë përpara se të bëhen publike rekomandimet që do të çojnë në hapjen e negociatave me BE.
“Të punohet më shumë dhe më fort me bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar maksimalisht. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.
Një qëndrim i papritur i Ramës që i ka zënë në befasi deputetët socialistë duke shkaktuar habi tek ata.
Mesazhi që përmbante një deklaratë e tillë, e dyzuar në pamje të parë duket se ka paralajmëruar dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme.
Ndoshta vitin e ardhshëm në një kohë me zgjedhjet për pushtetin vendor. Një voli kjo për socialistët e një kalkulim i Ramës ose një kërkesë e bërë nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të pozicionuar gjithçka dhe për të ballancuar situatën.
Pasi vendi shihet pa opozitë dhe qeverisja nuk po funksionon.
Kryeministri në mbledhjen e sotme as më shumë dhe as më pak por u kërkon deputetëve të mendojnë për maksimalizim vote dhe mandatesh, pra për zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme.
Por nga ana tjetër një paralajmërim i tillë është komentuar dhe si një provë force përballë opozitës e cila po tenton përmes protestave sporadike të dobësojë mazhorancën e Ramës.
Ku duket se deklarata e Ramës është jo vetëm një mesazh për strukturat e partisë së tij, por një mesazh apo provë force edhe ndaj opozitës.
Duke treguar para saj se mazhoranca e PS është e gatshme dhe e organizuar për të hyrë në zgjedhje dhe këtë qershor dhe për ti fituar ato.
Një kërcënim në përgjigje të ankesave të opozitës se zgjedhjet e 25 qershorit 2017 Rama i mori thjeshtë dhe vetëm nga ndikimi i parave të drogës.
Pavarësisht se Basha kishte tërë ministritë kryesore përfshirë dhe Ministrinë e Brendshme dhe institucionet kryesore që kishin punësime dhe lekë.
Gjithsesi kryeministri e ka hedhur sfidën për të vetët në PS dhe për opozitën. Do të ketë zgjedhje të parakohëshme këtë vit apo vitin e ardhshëm, pavarësisht se situata nuk është jashtë kontrollit.
Një paralajmërim për zgjedhe të parakohëshme pavarësisht se opozita është e dobët dhe e papërgatirur, por dhe për faktin se vendi nuk po qeveriset.
Megjithatë Rama ka hedhur idenë e zgjedhjeve të parakohëshme në grupin e tij parlamentar. Të shohim reagimin e opozitës.Pamfleti.com