Referuar hetimeve, Artan Cuku është vrarë për shkak të detyrës pasi në dhjetor të vitit 2012 arrestoi Bledar Jambellin për vrasjen e Armando Delajt në vitin 2012.
Por pavarësisht dyshimeve për vrasjen e vitit 2012 dhe akuzave për dy vrasje të tjera në vitin 2006, asgjë nuk u vërtetua deri në fund dhe Jambelli rifitoi lirinë. Pasi fitoi lirinë ai kontaktoi me Mikel Shallarin i cili ekzekutoi komisarin.
Bledar Jambelli ose Rikardo Muno (i ndryshuar). Është ky emri që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e komisar Artan Cukut.
Sipas hetuesve, Jambelli i dha fillimisht 3 mijë euro Shallarit për vrasjen komisarit dhe pjesën tjetër do ia jepte kur të “mbaronte punë”.
Aktualisht Jambelli është shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda si urdhëruesi i vrasjes së Artan Cukut. Artan Cuku u qëllua me disa plumba mbrëmjen e 8 Prillin 2017 në kohën kur po hynte në pallatin ku banonte.