Shumë media gjithë sot flasin për Shqipërinë e madhe, ndërsa kur numërojmë territorin e saj, ai nuk i kalon as 6o mijë kilometra katrorë. Pra, sikur e ngatërrojnë qëllimisht Shqipërinë etnike, e cila edhe aktualisht më shumë se njëqindmijë kilometra katrorë, dhe prapë është shumë e vogël se “Shqipëria e pavarur” – “Indipendent Albania” e Ali Pashë Tepelenës, shkruan në analizën e saj historike, gazeta SHQIPTARI.
Ky projekt që për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk u realizua u kthye në kob për një komb të tërë, është Shqipëria e vërtetë, e mbijetuar pjesërisht prej Ilirisë, kur ishte disa herë më e madhe se sa ky projekt-shtet i Ali Pashës.
Por, shteti i Ali Pashës përfshinte gati të gjithë shqiptarët në Ballkan, dhe pa dyshim që sot do të ishte shteti më i madh me territor pas Rumanisë, dhe po ashtu popullsia nuk do të ishte më pak se njëzet milionë shqiptarë.
Greqia vështirë se do të ekzistonte si shtet, po ashtu as Mali i Zi nuk do të krijohej dot, dhe as që bëhet fjalë për ekzistimin e Maqedonisë, ndërsa Serbia edhe nëse do të ishte krijuar nuk do të kishte as sot territor më të madh se sa pashallëku i Beogradit.
Sipas dokumenteve të gjetura në Angli nga Irakli Koçollari, Ali Pasha kishte marrë të gjitha masat për krijimin e shtetit shqiptar dhe këtë e kishte bërë në pajtim me tre pashallëqet tjera shqiptare. “Ali Pasha kishte deklaruar: “Unë jam përgatitur dhe i kam marrë të gjitha masat që në një moment të caktuar, unë të shkëputem dhe të shpall pavarësinë e atdheut tim”.
Vetëm territori i principatës së Ali Pashës do të shtrihej në këtë hapësirë: Nga Elbasani, pra si veri kishte Shkumbinin dhe më pas në Ohër, deri në afërsi të Manastirit, gjithë territoret e Maqedonisë së sotme, deri në afërsi të Selanikut më pas në Thesali, Magnezi e Peloponez, pa përfshirë këtu Athinën, edhe pse në atë kohë nuk ishte ende një qytet, por një fshat i banuar nga arvanitasit”.
Ku do të shtrihej më tej ky shtet?
Ali Pasha ishte kategorik se marrëveshja ishte bërë me dy pashallarët tjerë në veri, por edhe me një pasha më në jug në Greqi, që sundonte tokat shqiptare:
“Unë kam biseduar edhe me ata të dy dhe ne kemi rënë dakord që të krijojmë një shtet të përbashkët me të gjitha pashallëqet, madje bashkë edhe me ne të tre, pra Shkodrës, Beratit dhe Janinës, do të bashkohet edhe Selim Pasha i Seresit”. Seresi është një qytet në Greqi, u kishte deklaruar Ali Pasha britanikëve.
Sipas shtrirjes së Pashallallëkut të Janinës, dhe të atij të Serezit, i bie që rreth gjysma e Greqisë së sotme të ishte shtet shqiptar, më së paku 6o mijë kilometra katrorë, plus territori i Shqipërisë së sotme, dhe territori i Maqedonisë së sotme, që bëjnë së bashku afër 54 mijë kilometra katrorë, Kosova e sotme dhe Sanxhaku, shumica e territorit të Malit të Zi dhe një pjesë tjetër e Serbisë deri tek portat e Nishit, do të përbënin rreth 50 mijë kilometra katrorë të tjera, dhe me një përfarim, shteti shqiptar i Ali Pashë Tepelenës së bashku me tri pashallëqet tjera do të kishte jo më pak se 150 mijë kilometra katrorë dhe mund të shkonin me një nxitje të bashkimit të shqiptarëve për rreth deri në rreth 200 mijë kilometra katrorë.
Dhe vërtetë Athina sot do të fliste shqip, dhe do të kishte qenë punë e kryer bashkimi i saj, meqë ishte fshat që në lindjen e shtetit shqiptar.
Pra, kjo është historia e fshehur dhe e patreguar nga historianët tanë, dhe e mbajtur fshehur me detyrën e imponuar nga fqinjët sllavë dhe grekët e sotëm, që kryesisht janë shqiptarë.Gazeta SHQIPTARI